Lajmet e fundit

Stuhia e ditës së djeshme, dëmtoi rëndë shkollën "Lasgush Poradeci" Gjurkoc të Shtimes. Kjo bëri që ta pësojnë edhe disa shtëpi përreth, transmeton Klan Kosova.
Për të parë nga afër dëmet, të shtunën në vendngjarje kishin dalë edhe komunarët, që premtuan evitimin e menjëhershëm të dëmeve.
Sanimi i avarive do të bëhet edhe për objektet tjera të dëmtuara nga kjo stuhi, derisa edhe ekipe të KEDS-it u panë në Gjurkoc të shtunën teksa po intervenonin në disa shtylla të rrëzuara.
Kronikë e gazetarit Flamur Gajtani.