Lajmet e fundit

Ivanoviq nuk është njeri i lirë dhe lufta e tij për drejtësi do të vazhdojë.
Kështu ka thënë Drejtori i Zyrës serbe për Kosovën Marko Gjuriq.
Kjo deklaratë e tij erdhi pasi Gjykata e Apelit ka kthyer në rigjykim rastin e liderit të Iniciativës Qytetare Serbe SDP, Oliver Ivanoviq, i akuzuar për krime lufte në Kosovë.
Sipas Gjuriq ky vendim konfirmoi se ajo që është dëshmuar në publik politikisht tregoi se " Ivanoviq ishte dënuar pa asnjë dëshmi", raporton Radio KIM, përcjellë Klan Kosova.
Ai ripërsëriti se lideri i Iniciativës Qytetare Serbe dhe familja e tij vazhdojnë të marrin të gjithë ndihmën e nevojshme dhe mbështetjen nga qeveria e Serbisë dhe e ashtuquajtura Zyre serbe për Kosovën.
Politikani serb, Oliver Ivanoviq akuzohet për vrasjen e shqiptarëve në prill të vitit 1999 në jug të Mitrovicës, si dhe për vrasje të shqiptarëve në shkurt të vitit 2000 në veri të këtij qyteti, njofton Klan Kosova.