Lajmet e fundit

Reagimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe NATO-s në lidhje me paralajmërimet për formimin e Uushtrisë së Kosovës janë padyshim një sukses i madh diplomatik i Serbisë.
Kështu ka deklaruar për Radio Televizionin e Serbisë drejtori i të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, transmeton Klan Kosova.
Ai ka shtuar se sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg e ka udhëzuar Prishtinën për të vazhduar bisedimet me Beogradin, ndërsa nga "Beogradi vjen një mesazh tjetër - nuk ka Ushtri të Kosovës".
Gjuriq ka deklaruar gjithashtu se do të luftojnë kundër formimit të Ushtrisë së Kosovës sepse siç tha ai" ajo paraqet një kërcënim dhe rrezikim të sigurisë, paqes dhe stabilitetit në gjithë rajonin".
"Ky është padyshim një sukses i madh diplomatik i Serbisë dhe nuk ka rënë nga qielli, por është produkt i një pune nga themeli mbi atë se si shpjegohen qëndrimet dhe qasja jonë, jo vetëm për vendet në mbështetjen e të cilave kemi llogaritur gjithmonë , si Kina dhe Rusia, por edhe NATO ", tha ai, transmeton Klan Kosova.