Lajmet e fundit

Serbia nuk mundet dhe nuk do të jetë e detyruar të bëj diçka që është kundër interesit të saj. Drejtori i zyrës së qeverisë serbe për Kosovë, Marko Gjuriq ka thënë duke komentuar mbi draftin e bisedimeve të Kapitullit 35 që mbulon Kosovën.
Në një deklaratë dhënë për televizionin B92 të shtunën, Gjuriq ka konfirmuar se draft platforma për Kapitullin 35 ekziston që parashikon rezultatin e bisedimeve Beograd-Prishtinë.
Ai konfirmoi raportimet e mediave sipas të cilave draft platforma i kërkon Serbisë të dorëzojë termocentralin e Gazi Vodës afër Zubin Potokut në Prishtinë dhe kalimet administrative të braktisen kështu që kalimet kufitare të mund të vendosen në vend.
“Aktivitet serioz diplomatik është duke u zhvilluar dhe askush nuk mund të na detyrojë të bëjmë diçka që ne nuk dëshirojmë ta bëjmë dhe që nuk gjenë përputhje me interesat e Serbisë,” ka thënë Gjuriq, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.