Lajmet e fundit

Drejtori i Zyrës serbe për Kosovën, Marko Gjuriq ka thënë se Serbia do ta mbrojë "Trepçën" dhe pasurinë e saj në Kosovë.
Ai këto fjalë i tha gjatë urimit që u bëri minatorëve në Kosovë e Serbi me rastin e shënimit të ditës së tyre.
"Misioni ynë i vazhdueshëm është që t'ju ofrojmë kushte më të mira dhe më të sigurta për punë si dhe të sigurohemi që përpjekjet tuaja të shpërblehen në mënyrë adekuate. Të jeni të sigurt se Serbia do të jetë gjithmonë pranë jush si dhe do të di si ta mbrojë Trepçën, pasuritë dhe qytetarët e saj në Kosovë" - tha Gjuriq, raporton B92, transmeton Klan Kosova.