Lajmet e fundit

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq i cili ka hyrë sot në Kosovë përkundër ndalesës që iu bë nga autoritetet kosovare ka thënë se ishte i detyruar që të ishte në veri të Mitrovicës.
I pyetur sesi arriti në veri të Kosovës edhe përkundër ndalesës së bërë nga ana e Prishtinës zyrtare ai tha se "Sido që të jetë, unë jam i detyruar të jem këto ditë në Kosovë dhe të lëvizi si Isa Mustafa", raporton "Tanjug", përcjellë Klan Kosova.
Kryeministrit Isa Mustafa para dy javësh i ishte pamundësuar shkuarja në Veri në përurimin e një ure të ndërtuar nga KFOR-i, mes Zveçanit dhe Leposaviqit,
Serbët lokal e kishin bllokuar rrugën në fshatin Rudare, duke ia bllokuar kalimin eskortës së të parit të ekzekutivit, me çrast ai kishte shkuar në Leposaviq përmes rrugëve alternative, transmeton Klan Kosova.