Lajmet e fundit

Drejtori i së ashtuquajturës ‘Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë”, Marko Gjuriq, ka qëndruar në Kosovë këtë të diel.
E për qëndrimin e tij në vend, siç mëson Klan Kosova, ai ka marrë leje nga Ministria e Punëve të Jashtme.
Kjo leje si merret vesh është dhënë për shkak të festës së Pashkëve.
Gjuriq ka qëndruar në fshatin Gllaviqiq të Komunës së Parteshit.