Lajmet e fundit

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë , Marko Gjuriq ka thënë sot përpara rifillimit të dialogut në mes të Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel se padyshim që priten të zhvillohen bisedime të vështira dhe se Beogradi pret zbatimin e plotë të marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
"Vetëm zbatimi i marrëveshjes do të dërgojë në përmirësimin e marrëdhënieve si dhe në një jetë e më të sigurt" tha Gjuriq për RTS.
Ai ka theksuar se Serbia ka bërë shumë për normalizimin e marrëdhënieve, si dhe për atë që Beogradi dhe Prishtina të jenë në një linjë të mirë institucionale, dhe në diskutimet e sotme pritet që të përmbushen detyrimet e saj, përcjellë Klan Kosova.
Ndërkaq, i pyetur për temat e reja që pritet të diskutohen në dialog, Gjuriq ka thënë se në marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës ka shumë probleme, si dhe çështje të hapura siç është ajo e pronës, pozita e Kishës Ortodokse Serbe, dhe se duhet të ketë edhe një mori çështje të tjera por sot posaçërisht duhet hedhur dritë në marrëveshjen e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.