20.04.2018 · përditësuar para 3026 dite1 min lexim
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, do të vijë sot në Kosovë, njofton Klan Kosova.
Bashkë me Gjuriq, do të vije edhe Nikola Selakoviq, sekretari i Presidencës së Serbisë.
Gjuriq e Selakoviq pritet të jenë në Kosovë rreth orës 14:00, në Mitrovicën e Veriut, për të vizituar disa vende ku po investon qeveria serbe.
Gjuriqit e Selakoviqit, këtë herë, u është dhënë leja për futjen në territorin e Kosovës.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.