Lajmet e fundit

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën, Marko Gjuriq ka deklaruar se e respekton shumë vendimin e përfaqësuesve të Listës Serbe për t'u kthyer në Kuvendin e Kosovës, pavarësisht rrethanave të vështira politike që ta kundërshtojnë në mënyrë aktive formimin e Ushtrisë së Kosovës.
"Ne e dimë se përfaqësuesit politikë shqiptarë e kanë si arsyetim kryesor formimin antikushtetues të të ashtuquajturës Ushtria e Kosovës dhe atë nuk mund ta dërgojnë në Kuvend pasi nuk ka kushte, për shkak se përfaqësuesit serbë nuk do të marrin pjesë."
" Tani përfaqësuesit serbë kanë thënë qartë se do të shkojnë në Kuvend dhe publikisht do të jenë kundër formimit të ushtrisë si dhe të bëjnë gjithçka që është e mundur në mënyrë institucionale. Dhe një gjë e tillë duhet mbështetur", tha ai për Radio Televizionin e Serbisë, përcjellë Klan Kosova.