Lajmet e fundit

Drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka uruar të gjithë qytetarët serbë të cilët festojnë Shën Trifunin mjeshtër , fermerë dhe kultivues, duke kujtuar traditën e verës në Kosovë me premtimin se ata do të vazhdojnë që t`i ndihmojnë serbët për të bërë verë.
Ai ka shtuar se Kosova është djep i vreshtarisë serbe dhe se serbët, pavarësisht nga të gjitha vështirësitë me të cilat ata përballen me dashuri dhe pasion kultivojnë rrush në të gjithë Kosovën dhe rrethinën e Rahovecit dhe se me verë kanë furnizuar krerët e Nemanjiqëve dhe shumë manastire serbe, raportojnë mediat serbe, përcjellë Klan Kosova .
Zyra që drejtohet nga Gjuriq kohëve fundit ka dhënë ndihmë të konsiderueshme në pajisjet dhe materialet për verëbërësit serb në Kosovë.
.