Lajmet e fundit

Familjet e personave të pagjetur në mbarë ish-Jugosllavinë ditën e sotme e presin me ndjenjën e dhimbjes së pashprehur, si dhe zhgënjimin për mosefikasitetin e tyre nën juridiksionin e të cilëve është përcaktimi i fatit të më shumë se 10,000 njerëzve gjurmët e të cilëve kanë humbur në valët e luftës.
Kështu tha drejtori i të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën, Marko Gjuriq.
"Konflikti i fundit, ai në Kosovë është specifik sepse një numër i madh njerëzish u zhdukën para syve të forcave ndërkombëtare që erdhën në territorin e krahinës sonë jugore me mandatin për të parandaluar gjakderdhjen, por nuk dinin apo donin ta dhe ajo vazhdoi për ditë të tëra edhe pas vendosjes së tyre, tha Gjuriq, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova