Lajmet e fundit

Shefi i "Zyrës për Kosovë e Metohi" të qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriq, do të qëndrojë nesër e pasnesër në Kosovë, me rastin e Krishtlindjeve ortodokse.
Mediet serbe njoftojnë se ai do të marrë pjëse në liturgjinë e cila mbahet të mërkurën, në orën 16, në kishën e Dimitrit të Shenjtë, në Mitrovicën e Veriut. Këtë ceremoni fetare do ta udhëheq peshkopi Teodosije, transmeton Klan Kosova.
Zyra në fjalë ka bërë të ditur se Gjuriq do të jetë i pranishëm edhe në ritualin tjetër, atë të ndezjes së dushkut, ndërsa një ditë më pas, të enjten, ai do të vizitojë Manastirin e Decanit, ku do të mbahet një liturgji tjetër e shenjtë më rastin e ditës së parë të Krishtlindjeve.