Lajmet e fundit

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq ka njoftuar ambasadoren e Kinës në Serbi, Chen Bo në detaje rreth siç ka thënë ai "situatës në provincën tonë jugore si dhe rreziqet që kërcënojnë rajonin nga lëvizjet e njëanshme dhe gjithnjë e më të paarsyeshme të Prishtinës".
Duke iu falënderuar ambasadores për përkrahjen e palëkundur të Kinës në "luftën e Serbisë për të mbrojtur shtetasit e saj dhe ndërhyrjet në interesat kombëtare në Kosovë, ai theksoi se Serbia do të mbetet mik dhe partner i besueshëm i Republikës Popullore të Kinës, njoftoi Zyra e tij, transmeton Klan Kosova.