Lajmet e fundit

Drejtori i Zyrës së Serbisë për Kosovë, Marko Gjuriq, ishte i pranishëm në ceremoninë solemne të hapjes së tre pompave të para në veri të Mitrovicës, të cilat janë pronë e Industrisë së Naftës së Serbisë.
Përfaqësuesi i Beogradit, tha se e ndan fatin e njëjtë me kryeministrin e Kosovës, i cili për të shkuar në veri të vendit javë më parë u detyrua të ndjekë rrugën malore pasi që magjistralen ia bllokuan serbët lokal, njofton Klan Kosova.
Ai pati porosi edhe për kryenegociatoren kosovare, Edita Tahiri, e cila një ditë më parë iu ankua Brukselit se funksionalizimi i pompave të NIS-it në veri bie ndesh me frymën e dialogut Kosovë – Serbi.
Gjuriq foli edhe për ujdinë e telekomit për kodin telefonik dhe tha që kjo i krijon mundësinë MTS-së serbe që të shtrihet në të gjithë territorin kosovar.
Për më tepër mund ta shikoni kronikën e përgatitur nga Besnik Tahiri.