Lajmet e fundit

Sllobodan Vujiçiq, kryetari Shoqatës së Malazezëve të Kosovës, ka thënë se i ashtuquajturi drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, po punon kundër interesave të serbëve në Kosovë.
Sipas Vujçiqit, Gjuriq ka për qëllim që të shkaktojë destabilitet dhe kaos në rajonin e Kosovës.
“Historia do të tregojë, se askush nuk i ka poshtëruar dhe fyer serbët e Kosovës sikurse Marko Gjuriq dhe miqtë e tij në Listën Serbe. Ky grup i organizuar gjatë gjithë kohës ka shantazhuar dhe frikësuar popullin e tyre”, ka thënë Vujçiq, transmeton Klan Kosova.
Ai po ashtu ka deklaruar se për hir të interesave të të gjithë qytetarëve dhe në interes të paqes dhe stabilitetit në vend, ky grup duhet të largohet nga pozita sa më parë që të jetë e mundur.