Lajmet e fundit
Drejtori i zyrës së Serbisë për Kosovën, Marko Gjuriq, ka thënë se dikush nga vendimarrësit politik në Prishtinë, po i frikësohet themelimit të Gjykatës Speciale dhe se kjo është arsyeja kryesore që séance për këtë punë në Kuvendin e kosovës po shtyhet.

Zyrtari nga Beogradi, deklaroi se shteti i tij mbetet në opcionin që Specialja, duhet të formohet pasi qe sipas tij, kjo do t`i ndihmojë shqiptarët e serbët që t`i përmirësojnë raportet.
Duke e komentuar versionin se Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, po thërrasin që të formohet Gjykata Speciale, pasi që e dinë që emrat e tyre nuk janë në listë të të dyshuarve, Gjuriq, i tha televizionit B92, se çdo krim ka emrin dhe mbiemrin e vet dhe se autorët e krimeve duhet dhe do të dalin para drejtësisë, transmeton Klan Kosova.
.