Lajmet e fundit

Për shumë persona gjumi i pasdites është luks e shumë të tjerë këtë luks ia ofrojnë vetes vetëm gjatë vikendeve.
Para se të ndjeheni fajtorë se fjetët në gjumë kur iu desh të bënit diçka tjetër, rikujtojeni faktin se shkencëtarët sugjerojnë që pak gjumë gjatë ditës është i shëndetshëm.
Studimi i tyre thotë se kujtesa është ngushtësisht e lidhur me gjumin e pasdites e po ashtu sugjeron që gjumi pasi të keni studiuar është shumë i dobishëm.
Drejtuesit e studimit nga Universiteti i Gjenevës thonë se gjatë gjumit rigjenerohen informatat dhe transferohen në zona të trurit të lidhura me kujtesën afatgjate, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.