05.11.2017 · përditësuar para 3191 dite1 min lexim
Aktivistët e Vetëvendosjes kanë gjuajtur me ngjyrë objektin e Qeverisë së Kosovës, njofton Klan Kosova.
Ky aksion i Vetëvendosjes ka ardhur si revoltë e tyre ndaj moszbardhjes së rrethanave të vdekjes së Astrit Deharit.
Sot gjatë ditës aktivistët e Vetëvendosjes, familjarët dhe disa deputetë të këtij subjekti politik kanë bërë homazhe tek varri i Deharit dhe më pas nga biblioteka kombëtare kanë marshuar drejt qeverisë.
Aty ka mbajtur fjalim deputeti Albin Kurti i cili edhe ka paralajmëruar se pesë shkurti është afati i fundit për institucionet e Kosovës që ta shpjegojnë vdekjen, deri më tani të dyshimit, të Deharit.
Ata tek objekti i qeverisë kanë vendosur edhe një pano me kërkesat e tyre.
Mes kërkesash është edhe shkarkimi i ish-ministres, Dhuarat Hoxha, drejtorit të policisë, Shpend Maxhuni, komandantit të policisë në Prizren, Nexhmi Krasniqi dhe Fatos Makollit, drejtorit të njësisë kundër-terrorizëm.
Me ketë pano, do t'ia kujtojmë çdo ditë qeverisë kërkesat tona, e ndoshta nuk harrojnë të vënë drejtësi”, ka deklaruar kryetari i VV-së, Visar Ymeri.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.