Lajmet e fundit

Në Deçan dje janë arrestuar gjashtë të dyshuar meshkuj, katër prej tyre të mitur pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje të mëhershme lidhur me një aksident trafiku, janë përleshur në mes veti ku kanë përdorur mjete të forta dhe gurë.
Policia njofton se si pasojë e incidentit një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar në Spitalin e Pejës për tretman mjekësor.
Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, transmeton Klan Kosova.