Një incident me armë zjarri ka ndodhur sonte në rrugën "Rrustem Hyseni" në Prishtinë.
Si pasojë dy persona janë lënduar.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti tha se personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor.
"Aktualisht hetuesit policor janë duke ndërmarr të gjitha masat e nevojshme në lidhje me rastin dhe janë në kërkim të personit të dyshuar i cili tashmë është identifikuar", tha Ahmeti për Klankosova.tv
Detaje nga ky rast jep gazetarja e Klan Kosova, Vesa Hoda:
https://youtu.be/Vna3YMxsl8c
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.