Lajmet e fundit

Në Info Magazine, për të folur për përballjen Danimarkë – Shqipëri, gjasat që ka kombëtarja për t’u kualifikuar në Europianin “Franca 2016”, shtysën që i jep futbollit shqiptar ngritja e nivelit të kombëtares dhe kualifikimi i mundshëm në Europian, të ftuar të Kushtrim Sadikut janë Malësor Gjonbalaj, ish futbollist dhe Arbnora Ademaj, prezantuese e sportit.
Gjonbalaj tha se nuk beson se kombëtarja shqiptare do të sulmojë me çdo kusht, por do të shfrytëzojë gabimet e kundërshtarit, transmeton Klan Kosova.
“Mendoj që nuk do të bëjë aventura, që të sulmojë me çdo kusht”.
“Do të duhej të mbrohet dhe të shfrytëzojë Lenjanin dhe Gashin”.
“Një bashkëpunim mes Canës dhe Berishës, duke pasur parasysh mungesat, do të jetë vendimtar”.
“Besoj në lidershipin e Canës dhe gjakftohtësinë e Berishës”.