Lajmet e fundit

Këngëtari që jeton në Zvicër Gjon Karrica, protagonist i këngës së fundit “E du një Virgjereshë”, ishte mysafir në emisionin “Ora e Mbrëmjes” në Klan Kosova.
Karrica përveç që foli për karrierën e tij dhe për dy këngët e tij të fundit të shumë përfolura “Sex Toy” dhe “ E du një Virgjereshë”, ai tregoi se është në një lidhje dhe nuk është më beqar.
“Askush nuk dashurohet në virgjeritet, por dashurohet në virtyet e asaj femre”, tha ai.
Këngëtari poashtu ka treguar se është në përpunim të disa këngëve të reja e që nuk do të jenë të ngjajshme me dy këngët e tij të fundit.
“Po sjellin pak zhurmë këto këngë, tani jam duke punuar me këngë të reja, janë dy këngë të dashurisë”, shtoi Karrica.