Tenisti serb, Novak Gjokoviq është eliminuar nga gjysmëfinalja e Australia Open, pasi është mposhtur nga tenisti italian, Jannik Sinner.
Sinner e mposhti Gjokoviqin me rezultat 3-1 me sete, 6-1, 6-2, 6-7 dhe 6-3, ku arriti për herë të parë në finalen e Grand Slamit.
Italiani në finale do të përballet me fituesin e ndeshjes Daniil Medvedev – Alexander Zverev, që do të luhet këtë të diel.
Po ashtu, Sinner e ka thyer edhe një rekord duke u bërë finalisti më i ri i një Grand Slami prej vitit 2008, të cilin e mbante vetë Gjokoviq.
https://twitter.com/AustralianOpen/status/1750780715988639769
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.