Lajmet e fundit

Novak Gjokoviq e ka mposhtur në finalen e Wimbledon Kevin Anderson me rezultat 3:0 në sete duke e fituar kështu titullin e tretë të kësaj gare.
Ai fitoi pas pak më shumë se dy ore lojë, me rezultat 3:0 në sete, 6:2, 6:2, 7:6.
Si duket finale para finales paskësh qenë beteja e tij triller me Rafael Nadal në gjysmëfinale, të cilën serbi e fitoi 3:2 në sete pas mbi pesë orësh lojë.
Ndërkaq, edhe Anderson vinte nga gjysmëfinalja më e gjatë dhe ndeshja e tretë më e gjatë në histori të këtij sporti, fitorja e tij ndaj John Isner pas gjashtë orësh e 36 minutash lojë.