Lajmet e fundit

Policia e trafikut në Kiev e ka gjobitur bashkëshorten e kryeministrit ukrainas, Arseniy Yatsenyuk, Terezia Yatsenyuk, për shkak se e njëjta ka biseduar në telefon teksa po e voziste makinën.
Ajo është gjobitur dhe ka paguar shumën në vlerë prej 17 dollarësh, transmeton Klan Kosova.
Polici i cili e ka shkruar gjobën për gruan e kryeministrit, nuk ka pranuar të flas në lidhje me rastin.
Forcat policore në Ukrainë iu janë nënshtruar reformave që nga përmbysja e presidentit pro-rus, Viktor Yanukovych në shkurt të vitit 2014.
Eka Zguladze, ish-mbikqyrëse e reformave në polici nga viti 2006 deri në vitin 2012 është aktualisht zëvendësministre e brendshme e Ukrainës.