Lajmet e fundit

Organizatorëve të protestës së gastronomëve iu kushtoi me gjobë revolta.
Katër organizatorët, përfshirë edhe kryetarin e shoqatës Petrit Kllokoqin, janë dënuar sipas ligjit anti-COVID për shkak të thyerjes së rregullave kundër pandemisë, njofton Klan Kosova.
Bajram Krasniqi, zëdhënës i policisë së Kosovës, tha për klankosova.tv se gjoba iu dha në bazë të këtij ligji, por nuk e specifikoi shumën. Ai gjithashtu tha se pas shoqërimit në polici janë lënë të lirë.
Por, në ligjet e hartuara kundër pandemisë është pika 1 e nenit 25 ku e sanksionon veprimin e ngjashëm si ajo e gastronomëve, shuma e gjobës është 2000 euro.
“Personi juridik që organizon aktivitete të ndaluara me vendim të Organit Kompetent dënohen me gjobë prej dy mijë (2000) euro dhe ndalimin e aktivitetit, ndërkaq personi përgjegjës i personit juridik dënohet me gjobë me dymijë (2000) euro”.
Sipas policisë, kërkesa për protestë ishte që pronarët të protestojnë para lokaleve të tyre, por se ata u mblodhën në rrugën “Rexhep Luci”, në numër shumë më të madh se 50 vetë. Një pjesëmarrje e tillë është e ndaluar aktualisht.
https://klankosova.tv/1me-luge-dhe-tenxhere-protestojne-gastronomet-ne-kryeqytet-kunder-masave-te-qeverise-video/