Lajmet e fundit

Hedhje e mbeturinave vend e pa vend tash e tutje ndalohet me ligj.
Për këtë qëllim Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ka nxjerrë Udhëzim Administrativ për Ndëshkimet me gjoba mandatore, i cili tashmë edhe ka hyrë në fuqi, njofton Klan Kosova.
Qytetarë po e mirëpresin një vendim të tillë.
E gjobat që do të ipen nga policia e inspektorët do të jenë nga 5 deri në 100 euro, varësisht nga lloji i mbeturinave.
Ministria e mjedisit tashmë u ka dërguar të gjitha komunave një letër që të implementojnë këtë udhëzim administrativ.