Lajmet e fundit

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë do të nxjerrë një urdhër mbi kërkesën e Afrikës së Jugut për masa të përkohshme kundër Izraelit këtë të premte, më 26 janar, tha gjykata në një deklaratë.
Është e rëndësishme të theksohet se ky nuk do të jetë vendimi përfundimtar për rastin, vetëm për masat e përkohshme të kërkuara nga Afrika e Jugut, shkruan Al Jazeera, transmeton Klan Kosova.
Këto masa janë kërkuar për të “mbrojtur kundër dëmtimit të mëtejshëm, të rëndë dhe të pariparueshëm të të drejtave të popullit palestinez sipas Konventës së Gjenocidit” dhe “ për të siguruar respektimin e Izraelit me detyrimet e tij sipas Konventës së Gjenocidit për të mos u përfshirë në gjenocid dhe për të parandaluar dhe ndëshkuar gjenocidin”, thuhet në deklaratën e GJND-së.