Lajmet e fundit

Në përpjekje për të shuar zjarrin që shpërtheu në periferi të Athinës, janë angazhuar nëntë helikopterë.
Qindra banorë të zonës pyjore në veri të kryeqytetit grek braktisën shtëpitë e tyre ndërsa flakët arritën në zonat e banuara gjatë valës më të keqe të nxehtësisë të regjistruar tek helenët në dekada, njofton Klan Kosova.
Zjarri nisi pranë ish-rezidencës verore mbretërore në Tatoi rreth mesditës së martë, e më pas u përhap në zona të tjera periferike të Athinës duke shkaktuar edhe mbylljen e një pjese të autostradës kombëtare.
Moti ekstrem po vazhdon të krijojë flakë edhe në Turqi e Itali e Shqipëri.
Lufta një javore me zjarrin ua ka rënduar punën edhe zjarrfikësve turk të cilët ditë e natë pa u ndalur po mundohen të shuajnë edhe 11 zjarret e ndezura në gjashtë provinca, përfshirë zonat bregdetare të Antalisë dhe Muglës që janë destinacionet më të njohura turistike.
Në disa raste ata u detyruan të tërhiqeshin teksa e shihnin që flaket vetëm po shtoheshin.