Lajmet e fundit

Rreth orës 23:00, natën e mbrëmshme pati një sulm në ndërtesën e kuvendit të Kosovës.
Predha gotiti në katin e dytë të objektit të parlamentit të Kosovës. Viktima nuk pati përveç dëmeve materiale.
Pas këtij akti që dyshohet se u krye nga dy persona me motoçikletë policia rrethoi gjithë zonën dhe bllokoi rrugën tek ky institucion.
Pak çaste pas sulmit u gjet motoçikleta e djegur në lagjen “Taukbahçe” me të cilën besohet se u krye sulmi, ndërsa gjatë ditës së premte policia njoftoi se aty gjeti edhe një mjet për hedhjen e predhave dhe koktej molotovi.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka deklaruar për Klan Kosovën se policia po i vazhdon hetimet dhe është afër identifikimit të të dyshuarve pasi kanë siguruar dëshmi relevante që të qojnë në zbardhjen e rastit.
Kronikë nga Donika Gashi