Lajmet e fundit

Në gjimnazin “Jeta e Re” në Suharekë, gjithçka deri më tani është në rregull.
Një prej votuesve në këtë qendër të votimit në këtë komunë, ka thënë se ai gjithmonë e kryen obligimin e tij për të zgjedhur.
“Unë gjithmonë vi para orës 8 që të votoj pasi e kam detyrë”, është shprehur 79 vjeçari për Klan Kosovën.
Përndryshe Klan Kosova, gjendet në të gjitha komunat e Kosovës për të përcjell gjatë gjithë ditës ecurinë e votimit.