Lajmet e fundit

Në njërën nga qendrat më të mëdha të votimit në Prishtinë, gjimnazi “Sami Frashëri”, procesi zgjedhor ka filluar dhe është duke u zhvilluar në rregull.
Në këtë qendër janë tetë vendvotime përderisa ka më shumë se gjashtë mijë votues.
Menaxheri i kësaj qendre, Safet Avdoi ka thënë që ka një fluks të mirë të votuesve përderisa pritet që gjatë ditës të ketë rritje, njofton Klan Kosova.