19.12.2017 · përditësuar para 3126 dite1 min lexim
Në qendrën kulturore Klan Kosova sonte organizohet koncert i madh me fillim nga ora 19:00, me rastin e festave të fundvitit.
Para qindra shikuesve, do të perfomojnë yjet e muzikës popullore shqiptare, Kastriot Tusha, Manjolla Nallbani, Vikena Kamenica, Leonora Jakupi, Yllka Kuqi dhe Selami Kolonja.
Kastriot Tusha është shprehur tejet i kënaqur me organizimin e këtij koncerti dhe premtoi një natë përplot emocion.
“Do të jetë një mbrëmje e bukur që do të ngelet si emocion i mirë tek spektatorët”
“Programi do të jetë i larmishëm, është një përzgjedhje që ka për qëllim të bëj disa thyerje” është shprehur Kastriot Tusha.
Interesimi për këtë ngjarje ishte tejet i madh, ndërsa ky koncert do të transmetohet edhe në television në netët festive të vitit të ri.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
A
SHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.