Lajmet e fundit

7Arte për të pestën herë me rradhë organizon Festivalin e Muzikës “GREEN” përgjatë ditëve 05-06 Shtator 2015, në Mitrovicë.
Festivali i Muzikës “GREEN”, përveç argëtimit, festivali synon të ngrisë vetëdijen dhe të sensibilizojë opinionin kosovar për përkujdesje më të madhe ndaj mjedisit si dhe të krijojë një ambient më të relaksuar për të gjithë qytetarët e rajonit. 7Arte për të pestën herë me rradhë organizon Festivalin ei Muzikës “GREEN” do të nisë qysh nespër, gjatme ë ditëve 05 -06 Shtator dhe do të përfundojë me 6 shtator 2015, në Mitrovicë.
Këtij manifestimi kulturor i kanë paraprirë aktivitete të shumta mjedisore në të cilat janë angazhuar vullnetarë të shumtë. Përvec artistëve e adhuruesve të shumtë të muzikës, pjesëmarrjen e kanë konfirmuar edhe organizata të ndryshme ambientaliste të cilat do të kenë hapësirën e tyre për promovim dhe ndarje të informatave me audiencën.
Organizatorët konsiderojnë se janë bërë të gjitha përgatitjet si dhe janë duke pritur një numër të madh të të rinjve nga gjithë Kosova e më gjerë.
Festivali i muzikës GREEN realizohet nga “7arte” në mbështetje të: Programit të BE-së në Prishtinë “Culture for all”, Komunës së Mitrovicës, Ambasadës së Holandës, Kompanisë Uniteti Mitrovicë, si dhe partnerëve tjerë lokal.