Organizatorët e festivalit filmit dokumentar Dokufest, që mbahet në Prizren, thonë se gjithçka është gati për këtë ngjarje kulturore.
Gati janë edhe prizrenasit që hotelet e shtëpitë e tyre i kanë përgatitur për mysafirët.
Disa prej tyre, tashmë veç janë vendosur në këtë qytet dhe po presin befasi nga festivali.
Ndërkohe ky festival, i cili organizohet për herë të 16-të, për këtë vit ka tematikë “Të ardhmen”.
Ky festival do të filloj me 4 dhe do të përfundoj me 12 gusht, kur edhe do të ndahen çmimet për fituesit.
https://www.youtube.com/watch?v=cneCtjU3dBg&feature=youtu.be
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.