03.05.2016 · përditësuar para 3743 dite1 min lexim
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka thënë se pa Opozitën, Kosova nuk do të fitonte as Marrëveshjen për Stabilizim-Asocim, as anëtarësimin në UEFA dhe aq më pak liberalizimin e vizave, njofton Klan Kosova.
Gjini këto komente i ka dhënë derisa ka mbajtur një fjalim në organizimin e përbashkët të AAK-së e Nismës për Kosovën, ku po flitet për protestën e 14 majit që do të organizohet nga AAK-NISMA.
Tubimi i dy partive opozitare po mbahet në Sallën e Kuqe tek Pallati i Rinisë në Prishtinë.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.