Lajmet e fundit

Ardian Gjini, kandidat i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Kryetar të Gjakovës, ka thënë se programi i tyre ka tre shtylla elementare për të cilat tha se janë jashtëzakonisht të rëndësishme që Gjakova të ecë tutje, njofton Klan Kosova.
“E para, njerëzit të bëhen bashkë, qyteti dhe fshati, konfesionet, nuk bën të ndahen, do të kemi projekte konkrete që t’i afrojmë njerëzit mes vete”, tha Gjini në Magazinën Lokale të Klan Kosovës.
“E dyta është ekonomia”, shtoi ai, duke thënë se nuk do të premtojnë hapje fabrikash, porse kanë identifikuar fillimisht 27 gjakovarë që kanë kapacitet investues mbi 10 milionë euro.
Ai ka njoftuar se kanë nisur kontaktet me ta, dhe t’i ndajnë zonat se çfarë mund të prodhojnë në Gjakovë.
Ndërsa, shtyllë e tretë e programit të AAK-së në Gjakovë do të jetë që qyteti dhe fshati duhen bërë më të mirë për t’u jetuar.
Gjinin synon që përmes këtij programi qytetarët të kenë vullnet dhe dëshirë që të jetojnë dhe punojnë në Gjakovë.