Lajmet e fundit

Ajo tha se gjithnjë e më shumë çifte po përballen me vështirësi në arritjen e shtatzënisë, duke theksuar se një ndër faktorët mund të jetë edhe mënyra moderne e jetesës dhe mungesa e marrëdhënieve të rregullta intime mes partnerëve.
“Për çdo ditë është në rritje çështja e infertilitetit. Një në shtatë çifte kërkojnë ndihmë prej specialistëve me kërkesën ‘po dua të bëj fëmijë’”, tha Nushi Jahjaga.
Sipas saj, ritmi i çrregullt i punës, puna gjatë natës dhe oraret e ndryshme të punës mes partnerëve kanë ndikuar në raportet mes çifteve.
“Kohëve të fundit po ballafaqohemi me punë të natës, punë online, gjë e cila për mua po është e panjohur, ku punojnë në orë të natës, p.sh. nga ora 20 deri në 5 të mëngjesit, ditën fle, ndërsa partneri tjetër është në punë gjatë ditës. Kjo është një mungesë ndoshta edhe e marrëdhënieve të rregullta mes çiftit, ku edhe rritet numri i lartë i infertilitetit”, u shpreh ajo.