Lajmet e fundit

U themelua në vitin 2014 dhe i dedikohet studimit të matematikës dhe shkencave ekzakte.
Por tek tash pas 7 vjetësh Gjimnazi i Specializuar Matematikor në Prishtinë po bëhet për herë të parë me një udhëzim administrativ që rregullon funksionimin e tij, përcjellë Klan Kosova.
Shumë nga problemet brenda këtij institucioni janë trajtuar në këtë dokument, që po e bën ministria e arsimit.
E me udhëzimin administrativ, kësaj shkolle do të mund t’i bashkohen edhe matematikanë nga të gjitha vendet shqipfolëse.
Udhëzimi i cili aktualisht është në Zyrën Ligjore pritet këto ditë të dalë në diskutim publik e më pas të nënshkruhet e zyrtarizohet nga MASH.