Lajmet e fundit

Kryesuesja e Kuvendit Komunal, Shpresa Kurteshi – Emini, e shoqëruar nga një numër simbolik i grave, kanë vizituar stacionin Regjional të Policisë së Kosovës derisa më pas kanë mbajtur një tryezë të shkurtër rreth pozitës së gruas në shoqëri.
Aktiviteti i tyre ka përfunduar me vizitën në qendrën për kujdesin e gruas “Liria” e cila merret me strehimin e grave të cilat janë pjesë e dhunës në familje.
Kurteshi - Emini ka deklaruar se gruaja në Gjilan ka hapësirën e saj në vendimmarrje duke kërkuar që kjo çështje të avancohet edhe në nivel të Republikës.