Leart Zekolli e zhbllokoi sfidën pas 20 minuta lojë, kur me kokë tundi rrjetën e Gjilanit.
E pavarësisht se tashmë edhe zyrtarisht kanë rënë nga Superliga, futbollistët e Feronkelit'74 po japin 100% nga vetja, në ndeshjet e mbetura, të këtij edicioni, njofton Klankosova.tv.
Në këtë mënyrë sulmet e tyre drejt portës kundërshtare nuk u ndalën, duke gjetur edhe golin e dytë.
Hasan Hyseni çoi shifrat në 2-0 nga penalltia, vendim i cili gjyqtarin e bindi vetëm pasi u njoftua nga sistemi VAR.
Me 42 pikë deri tani të grumbulluara, "Skifterat" e shohin vetën të rrezikuar, pasi me fitoret eventuale të Dukagjinit, Prishtinës dhe Llapit, do ta gjenin vetëm në zonën e barazhit, njofton Klankosova.tv.
Mbetet të shihet nëse në pjesën e dytë do të mund të bëjnë diçka më shumë gjilanasit, në këtë ndeshje që e hapi xhiron e 32-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.
Ky duel kampional po transmetohet drejtpërdrejt në kanalin Sport 1 të platformës
ArtMotion!

●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.