Lajmet e fundit

Në qendër të Gjilanit është inauguruar bustin e Sylë Zarbincës, i cili gjithmonë u angazhua me bashkluftëtarët e tij për mbrojtjen e territorit shqiptarë në kufirin me Serbinë.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se kjo është një ceremoni simbolike për një luftëtar të madh i cili u angazhua gjithmonë për liri, barazi dhe mbrojtje të identitetit kombëtar, njofton Klan Kosova.
“Sylë Zarbinca tani e tutje do të jetë roje e fuqishme e lirisë së Kosovës dhe testament për të vazhduar fuqishëm realizimin e amanetit të dëshmorëve dhe heronjve ka thënë Haziri.
Në emër të familjes ka folur nipi i tij, Eshtref Shabani, i cili ka falënderuar kryetarin Haziri për veprën e madhe që ka bërë në nderim të Sylë Zarbincës që të mos harrohet asnjëherë e kaluara jonë, vuajtjet e mëdha të popullit shqiptar dhe duke kujtuar të kaluarën mund të ndërtojmë më fuqishëm të ardhmen për vendin.