Lajmet e fundit

Në qytetin e Gjilanit është organizuar një marsh protestues me kërkesën për drejtësi në rastin e vdekjes së aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari, në burgun e Prizrenit, njofton Klan Kosova.
Kjo protestë është organizuar nga disa organizata të ndryshme të shoqërisë civile në këtë komunë.
Protesta vjen 13 ditë pas vdekjes së Deharit, përderisa më parë ka pasur organizime të tilla edhe nëpër komuna të tjera.