Lajmet e fundit

Në Gjilan sot shtë inauguruar parku modern në lagjen “Dardania”, i cili është bashkëfinancim mes Komunës dhe Komisionit Evropian në kuadër të programit “Kosova e Bukur II”.
Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë i pari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, përfaqësuesi i lartë i zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, kryeministri Isa Mustafa dhe qytetarë të shumtë, njofton Klan Kosova.
“Jemi këtu për të dëshmuar një moment të përparimit, të bukurisë. Jam shumë i lumtur që po e ianugurojmë projektin e përbashkët të Bashkimit Europian dhe Komunës së Gjilanit, dy javë pas arritjes së marrëveshjes së stabilizim-asocimit. E kemi rregulluar këtë park të bukur në Gjilan, që njëkohësisht ka krijuar edhe vende të reja pune. 92 vendet e punës janë krijuar nëpërmes impelemtimit të këtij projekti, ndërsa 72 prej tyre kanë qenë të papunë për një kohë të gjatë ”, ka deklaruar përfaqësuesi i lartë i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar.
Mustafa ka thënë se ky park është një dëshmi e shfrytëzimit të qëlluar të fondeve nga BE, të një projekti të përbashkët me komunën dhe me mbështetje edhe të Ministrisë së Punës.
“Parku “Dardania” ka një emër të bukur, që shpreh edhe trashëgiminë kulturore, por edhe një bukuri të veçantë për Gjilanin dhe Kosovën. Ky park është një dëshmi e shfrytëzimit të qëlluar të fondeve nga BE, të një projekti të përbashkët me Komunën dhe me mbështetje edhe të Ministrisë së Punës në të mirë të qytetarëve. Këtë park do ta shfrytëzojnë qytetarët e të gjitha moshave. Dua ta falënderoj z. Zhbogar për mbështetjen dhe kryetarin Haziri për punën e shkëlqyer që po e bënë”, tha kryeministri Mustafa.
Mustafa ka theksuar se qeveria do ta vazhdojë përkrahjen ndaj Gjilanit dhe në ndërtimin e infrastrukturës rinore, sportive dhe ambientale.
Kurse Latifi e ka falënderuar Komisionin Evropian për mbështetjen në ndërtimin e këtij parku për nevojat e qytetarëve të “Dardanisë”.