Në Gjilan dhe Ferizaj nga java e kaluar ka filluar regjistrimi për vaksinim kundër koronavirusit, edhe pse një ilaç i tillë akoma nuk ka ardhur.
Të gjithë ata që janë mbi 75 vjeçar nga komuna e Gjilanit dhe që duan ta marrin vaksinën antiCOVID, duhet që të lajmërohen në Qendrat më të afërta të Mjekësisë Familjare, njofton Klan Kosova
Ndërsa këtë në Ferizaj mund ta bëjnë të gjithë ata që janë mbi 65 vjeç.
Në të dyja këto qytete, tashmë stafi mjekësor janë trajnuar për të dhënë vaksinën dhe po pritet vetëm ardhja e kurës.
https://www.youtube.com/watch?v=ksXoxS1YyF8
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.