Lajmet e fundit

Drita, Gjilani e Malisheva kanë arritur që të arkëtojnë pikë të plota në ndeshjet e sotme në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll.
Drita ka arritur që t’i marrë tri pikë të plota në minutat e fundit, ku arriti ta mposhtë Drenicën falë golit të Simonovskit në minutën e 89-të të takimit.
Ndërsa, Feronikeli është mposhtur në shtëpi nga Malisheva në minutat shtesë.
Malishevasit arritën ta shënojnë golin e fitores në minutën e 93-të me anë të Sobowale.
Kurse, Gjilani ka arritur që ta përmbys rezultatin përball Ulipanës, po ashtu në minutat e fundit të takimit.
Pjesa e parë u mbyll me rezultat 1-0 në favor të Ulpianës, falë golit të Qerimit në minutën e 23-të.
E, Gjilani përmbysjen e bëri me golat e Dabiqajt në minutën e 65-të dhe të Prognit në minutën e 84-të.
Me këto fitore, Drita e Gjilani mbajnë dy pozitat e para, me pikë të njëjta, 25. Ndërsa Drenica gjendet në pozitën e katërt me 20 pikë, Ulpiana në pozitën e shtatë me 16 pikë dhe Malisheva në pozitën e tetë me 15 pikë.