Lajmet e fundit

Pas informatave për të shtëna me armë zjarri, Policia në vendin e ngjarjes ka takuar një person viktimën mashkull shqiptar/shtetas i Serbisë, në rrethana të panjohura është qëlluar me armë zjarri.
Viktima fillimisht ka marrë tretman mjekësor në spitalin rajonal të Gjilanit, e më pas dërgohet për tretman mjekësor në QKUK, njofton Klan Kosova.
Rastit i janë përgjigjur njësitet relevante policore, me vendimin e prokurorit, iniciohet rasti dhe mbetet nën hetime.