Lajmet e fundit

Anëtarët e PDK-së dhe ata të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Gjilanit, kanë braktisur punimet e seancës së sotme, madje duke paralajmëruar se nuk do të marrim pjesë në asnjë seancë te thirrur nga ky kuvend, për një sërë arsyesh.
Riza Abdyli, shef i Grupit të Anëtarëve të Kuvendit Komunal nga radhët e PDK-së, ka thënë se nuk do të marrin pjesë në asnjë seancë te thirrur nga ky kuvend, për një sërë arsyesh, duke e parë këtë si një formë të domosdoshme në këtë kohë për ta sensibilizuar problemin dhe për të bërë presion në partinë qeverisëse.
"Ne Grupi i Këshilltarëve të PDK-së në Kuvendin Komunal të Gjilanit, nuk do të marrim pjesë në asnjë seancë te thirrur nga ky Kuvend, për një sërë arsyesh, duke e parë këtë si një formë të domosdoshme në këtë kohë për ta sensibilizuar problemin dhe për të bërë presion në partinë qeverisëse. Për të ndikuar kështu në gjetjen e zgjidhjes reale, duke mos pranuar të jemi pjesë e fajit të fshehjes së problemit".
"Kryefjala e kritikës sonë për partinë që ka marrë mandatin e qeverisjes është se ajo ende nuk ka filluar të qeveris. Më shumë se 7 muaj nga mbajtja e zgjedhjeve lokale, 5 muaj nga certifikimi i rezultateve, kryetari i komunës nuk ka arritur ta formojë qeverinë komunale".
"Ndërkohë që problemet të cilat janë në përgjegjësi të institucioneve, janë grumbulluar dhe institucionet përkatëse vazhdojnë të degradojnë si pasojë e mungesës së udhëheqjes. Në shëndetësi, në arsim, në urbanizëm, në kulturë, në sport, janë vetëm disa fusha ku nuk qeveris askush. A është mungesë dije për menaxhim, mungesë guximi, apo qasje e papërgjegjshme. Ne besojmë në të trija. Ajo që nuk e besojmë është se LDK nuk ka kuadro për ta mbuluar një qeverisje komunale me persona kompetentë për drejtoritë përkatëse", ka thënë ai, transmeton Klan Kosova.