Një burrë është shoqëruar në stacionin policor në Gjilan, pasi dyshohet se me një automjet me targa të huaja kaloi ilegalisht kufirin.
Sipas policisë, në automjetin e të dyshuarit nuk u gjetën mallra, megjithëse vetura është dërguar në terminal doganor për procedura të mëtutjeshme, transmeton Klankosova.tv.
“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari m/k pasi që me automjetin e tij (pickup) me targa të huaja, dyshohet se ka kaluar kufirin ilegalisht. Gjatë kontrollit në automjet nuk ka pasur mallra, ndërsa vetura është dërguar në terminal doganor për procedura të mëtutjeshme. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.